Me Ιotësh dhe puthjesh, Andi dhe Jasmina largohen nga ‘Përputhen’


Jasmina dhe Andi janë rikthyer puntatën e sotme në “Për’puthen” dhe kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre. Jasmina ia ka thënë troç Andit se nuk do të ketë asgjë me të pasi nuk shikon asnjë të ardhme mes tyre.

Jasmina: Mirë keq, pak lëmsh, mendime. Besoj se më ka bërë mirë kjo periudha e pushimit dhe kam reflektuar për disa gjëra. Andi: Jam qetësuar shumë, familja janë më mirë, kam reflektuar goxha.

Jasmina: Sido që i pashë gjërat, nuk mendoj se e kam shumë gabim, por që i kërkoj falje nëse e kam mërzitur, stresuar, mbytur, por që në tre muaj nuk do të doja që këtë eksperiencë ta kaloja me dikë tjetër dhe jam me të vërtetë e lumtur që e kam njohur.

Është diçka që e përgatita me mendje që do e them e do shprehem, por që gjithsesi kam arritur në një konkluzion që sido të ketë vajtur marrëdhënia jonë, pajtohem me atë që tha Andi që nuk shikon një të ardhme, edhe unë nuk shikoj një të ardhme mes ne të dyve. Realisht nuk dua të kem diçka me ty.

Jasmina rrëfeu me l0t në sy dhe momentin më të vështirë në program. “Momenti më i vështirë ishte para një jave, jo se kam harxhuar, por kam dhënë shumë energji, ndjenja dhe kohë dhe ishte gjëja e fundit që unë dhe Andi të dilnim kështu. Ne të dy i kemi kaluar gjërat me të qeshur dhe ato na e kanë prishur marrëdhënien”

Në atë moment, Andi u ngrit menjëherë duke i shkuar pranë për t’i dhënë përqafim. Dyshja e kanë mbyllur rrugëtimin e tyre në “Për’puthen” me një kërcim romantik dhe një puthje.

Leave a Reply