“Mbylle gojën!”/ Modelja prek në familje Anën e Përputhen, ndizet debat i ashpër: Do më edukosh ti?

Në studion e “E diell” ka nisur debati i ashpër mes Ana Lleshit dhe Serxhina Laskës teksa diskutohej në “Trotuar” për temën ‘Në gjurmën e prindërve’.

Ana Lleshi po shpjegonte se prindërit u imponojnë fëmijëve të ndjekin një drejtim të caktuar për të pasur një të ardhme më të mirë, ndërsa u ndërpre nga Serxhina.
Kjo nuk u prit aspak mirë nga Ana, e cila reagoi me tone të larta dhe Serxhina përmendi menjëherë edukatoren. Ana u prek nga ky reagim i saj pasi ka deklaruar historinë e saj se është rritur në jetimore.

Ana Lleshi: Kjo ndodh për arsye se është familja e varfër dhe duan më të mirën për atë fëmijë dhe i thonë bëj këtë shkollë ti se me këtë do kesh të ardhura.

Serxhina Laska: A mund ta mendojmë pak më thellë se mua më vjen në mendje një thënie e Platonit.
Ana Lleshi: Mund ta mendosh cik më thellë apo cekët, por pasi ta mbaroj fjalën unë.
Serxhina Laska: Një sekond se po flas.
Ana Lleshi: Edhe unë po flisja kështu që mund ta mbyllësh gojën ti, jo unë.
Serxhina Laska: S’të ka edukuar edukatorja.

Ana Lleshi: Jo, s’kam pasur edukatore. Kush është problemi? Do më edukosh ti?
Serxhina Laska: Një shprehje shumë e bukur e Platonit thotë: Njeriu i mirë mendon për gjithçka, por nuk bën gjithçka. Që do të thotë, në rast se ti e ndrydh fëmijën që ai të mos e njohë veten dhe të mos e emërtojë atë që ndjen, fëmija arrin deri aty sa ndrydhet dhe nuk e di se çfarë do dhe sit a menaxhojë veten në situata të ndryshme. Që do të thotë që edhe nëse prindi do t’ia imponojë fëmijës, fëmija mund të dalë kundra dhe t’ia mohojë

Leave a Reply