




Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Antonelës dhe Locos në studion e Përputhen, ku nuk munguan as lotët.
Shkak u bë një story i publikuar nga Loco në instagramin e tij ku ironizonte Antonelën, dhe kjo e fundit filloi të debatojë dhe qau.




“Mos ta mohojë askush që ka grupime, se tani më janë vënë kundër mua ky Loco dhe Atdheu, se rrinë bashkë e më shkojnë kundër mua.
Shikoni çfarë foto ka publikuar në story me një litar të varur,” tha Antonela.
“Po ti je një injorante e pafytyrë që më sulmon për këtë, nëse të djeg mbaje,” u përgjigj Loco.




Debati i ashpër vazhdoi derisa Bora u detyrua ta ndërprejë emisionin e të vazhdojë me publicitet.
Në një pjesë madje Antonela tha se “e puthi kë të dua, madje nëse dua i puthi rend”.




“Nuk është marre me puth edhe me dasht”, i drejtohet ajo Locos.