




Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi prej muajsh është në fokus të mediave rozë.
Kjo jo se nuk ka ndodhur më parë, që prej ditës debutuese në muzikë, por me një intenzitet të shtuar, është përfolur ndarja e saj me instrumentistin Patris Berisha.




Dihet se Tuna po jeton me djalin në Shkup teksa përgjatë kësaj kohe, kur mediat kanë shkruar në vazhdimësi për të, ajo vetë nuk ka folur.




E mesa duket kupa është mbushur mjaftueshëm sa për të pasur një reagim nga këngëtarja.
Tuna ka thyer heshtjen me një varg postimesh në rrjete sociale që kuptohen tërthorazi si përgjigje për ish-partnerin e saj.
Në fokus janë definicioni dhe tiparet e narcistëve, të cilat Tuna duket t’i ketë hasur dora vetë.




“Narcistët, jetojnë gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jetë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë” – thotë postimi i parë.