Mbi 200 kuti votimi të numëruara deri në këto momente

Procesi i numërimit të fletëve të votimit ka nisur pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm Durrësi deri më tani nuk ka numëruar asnjë kuti. Deri në këto momente janë numëruar në të gjithë vendin 202.

Në rang vendi Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të votave me 27205 të tilla. Partia Demokratike ka marrë deri më tani 20689 vota. Në rang vendi, LSI-ja ka shkuar deri më tani deri në 4355 vota.

Deri më tani procesi i numërimit ka përfunduar vetëm në bashkinë e Pustecit. /tvklan.al

Leave a Reply