Mbetet ora рoliсore, hapet gaѕtronomia – këto janë maѕat që рritet t’i miratojë ѕоt Qeveria


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme do të diskutojë rreth masave të reja К0VID. Nga masat aktuale do të mbetet kufizimi i lëvizjes, ndërkaq do të hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, shkruan Gazeta Express

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të ia propozojë kabinetit qeveritar masat e reja anti-C0vid.

Sipas këtij propozimi, shërbimet e gastronomisë do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e C0VID në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosen masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror.

Qendrat tregtare do të jenë të obliguara të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare.

Leave a Reply