Mbуllet numërimi në diѕa qуtete, si ndahen dy forсat kryesore politike, PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin. Në të gjithë vendin deri më tani (ora 17.00) PS kryeson me 386470, e pasuar nga PD-AN me 311206 vota. LSI ka marrë 55573 vota, kurse PSD 16,835. Nisma Thurje ka 4,821 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje me në krye Boiken Abazin 2,718 vota.

PS ka siguruar 76 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 2. PS kryeson në 9 qarqe. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 2633.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Ndërkohë, në dymbëdhjetë bashki të vendit është mbyllur procesi i numërimit dhe PS ka arritur fitoren në tetë prej tyre.

Leave a Reply