Mashkulli apo femra? Merr fund dilema e madhe, ja kush e ka trurin më të zhvilluar


Truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve të paktën kështu thonë hulumtimet.

Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë ta shpjegojnë faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.

Studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ndërkaq ka krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe i ka analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se femrat janë më të prira të diagnostikohen me sëmu.ndjen e Alzheimerit, me dep.resion, çrre.gullime të ankthit, etj.

Por, meshkujt kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme.

Përveç këtyre, studimi, i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gja.kut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës, bashkëpunimit, etj.

Leave a Reply