Masat kufizuese të раndemisë, Gjermania në karantinë deri më 18 prill


Gjermania mund t’i nënshtrohet masave parandaluese kundër pandemisë së SARS-coV-2, nga më të rreptat në Europë, deri më 18 prill.

Lajmi jepet nga e përditshmja Bild, që specifikoi që është arritur pak më parë marrëveshja midis qeverisë qendrore të Angela Merkel dhe rajonet e ndryshme autonome, Laender.

Kërkesa e zgjatjes së masave vjen pikërisht nga rajonet, që po shohin me shqetësim gjithmonë e më të madh ngjitjen e shifrave, ku dje u regjistruan më shumë se 13 mijë raste, duke kaluar pragun e100 rasteve çdo 100 mijë banorë me zona tepër të goditura si Hamburgu, Këlni dhe rajoni i Vestfalisë.

Zgjatja e masave pritet të krijojë pakënaqësi në opinionin publik gjerman, që ka filluar të njihet me masa të tilla nga nëntori i vitit të kaluar.

Leave a Reply