Martohet vajza e Eli Farëѕ/ Muajin e mjaltit e bëjn në vendin реrrallorë


Vajza e vetme e Eli Farës, Marina, vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë me historitë e saj të dashurisë.

Kësaj here, ajo na ka prezantuar vetë me partnerin e saj të zemrës, duke ndarë më herët një foto me të në Instagram. Megjithëse nuk e ka treguar emrin, Marina ka bërë publike fytyrën e djalit që i ka vje dhur zemrën.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se mashkulli në fjalë quhet Alis dhe është një biznesmen nga Shkodra. Madje, çifti ka planifikuar dasmën e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër.

Sipas të njëjtave burime, çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis. Tashmë, “nusja e re” dhe dhëndri po shijojnë muajin e parë të mjaltit (jo atë të vërtetin pas dasmës) dhe kanë udhëtuar drejt Dubait.

Marina e ka mbushur Instagramin me foto e video nga vendi madhështor, ndërsa në profilin e saj nuk mungoi edhe një foto me partnerin. Të pafundme ishin komentet drejtuar çiftit, të cilit ndjekësit i uronin lumturi e trashëgime.

Leave a Reply