




Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte i ftuar sot babai i një djali me sindromën Down, ku rrëfeu historinë e të birit. Ai ka treguar se Vilsoni, 11 vjeç pëlqen shumë moderatoren e “Klanifornias”, Marina Vjollcën. Për këtë arsye moderatori Ardit Gjebrea e ka ftuar Marinën, për ta surprizuar Vilsonin.




Kur Vilsoni pa moderatoren u gëzua pa masë dhe vrapoi për ta përqafuar. Marina e puthi në faqe, duke i lënë një shenjë me buzëkuq, por Vilsoni kërkoi që t’ja fshijë sepse i bëhet xheloze e dashura duke shkaktuar të qeshura në studio.




Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim? Vilsoni: Jo. Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim. Vilsoni: Jo, jo. Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze? Vilsoni: Po. Marina Vjollca: Kush bëhet xheloze more? Vilsoni: E dashura. Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote? Vilsoni: Jo ti ke burrin.




Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo? Vilsoni: Po e di. Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?
Vilsoni: Ledi. Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze. Vilsoni: Jo, jo mos u bëj.



