‘Ma јер, ѕ’ta jap’, Elgit Dodëѕ i ikën truri me konkurrentët e ‘Рërрuthen’ dhe bën thirrjen рublike

Dy nga konkurrentët e “Përputhen+40”, Luljeta dhe Ndriçimi publikuan pak ditë më parë një këngë të titulluar “S’ta jap”. Për hir të së vërtetës, ky projekt nuk u prit dhe aq mirë nga publiku, madje as nga artistët shqiptar.

Vetëm së fundmi, Elgit Doda ka reaguar i revoltuar për këngën e dyshes së lartpërmendur. Ai e ka cilësuar si degjenerim dhe i ka kërkuar kryeministrit Rama t’i lërë postin për dy ditë sa t’i rregullojë disa gjëra (duke nënkuptuar ndalimin e këngëve të tilla).

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”, ka shkruar Elgiti.
Më tej, këngëtari ka bërë një kërkesë për Top Channel dhe programin “Përputhen”.

“A mund të seleksiononi personat që marrin pjesë në emision dhe mos të na sillni llumin e shoqërisë që mendon se me një të dalë në TV mund të arrijnë gjithçka? Ju lutem”, ka shkruar ai.

Leave a Reply