Luana Vjollca duket se po i shijon pushimet dhe temperaturat e larta, por ky incident sikur ja ka “zbehur” pak atmosferën


Luana Vjollca pas përfundimit të sezonit të katërt të “Shiko kush Luan”, i filloi pushimet jashtë Shqipërisë. Gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit, moderatorja zgjodhi të pushojë në Dubai, vend të cilin shumë personazhe e kanë përzgjedhur si destinacion në këtë kohë pandemie.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, ajo ka treguar se gjithçka po shkonte për mrekulli, derisa ndodhi një incident i vogël.

“Gjithcka po shkonte për mrekulli, derisa shkatërrova makinën time të kuqe mes shkretëtirës dhe përfundova me blunë, të cilës s’më lanë t’i jepja më 🙈😂”, shkroi Luana.

Gjatë këtyre pushimeve, Luana ka provuar një ka eksperiencat më unike, që e ka konsideruar edhe si çmendurinë më të madhe të jetës.

Ajo ndau me ndjekësit e saj çdo hap të kësaj eksperience dhe përkrah videove të postuara në ‘Instagram’ shkroi, “Luanët nuk kanë fr ikë”.

Leave a Reply