Luana rrëfen si humbi 10 kg/ Punoja 23 orë në ditë: Shpirti im e di


Sezoni i katërt i spektaklit “Shiko kush luan” u mbyll me një puntatë maratonë, me shumë surpriza e të papritura. Ndryshe nga herët e tjerë në episodin e fundit, Luana Vjollca nuk kishte ftuar asnjë personazh të famshëm, por bëri pjesë të lojërave të saj gjithë kapitenët që kanë marrë pjesë në këto 4 sezone.

Në disa prej lojërave ajo u përfshi edhe vetë, ku zbuloi më shumë detaje rreth punës së saj në këtë program, që e ka cilësuar si “fëmijën” e saj.

Luana tregoi se ka shumë raste që 23 orë në ditë i kalon në “Top Channel” për shkak të angazhimit në punë dhe kthehet në shtëpi vetëm për të parë nëse është mirë apo jo nëna e saj. Madje kësaj të fundit ajo i kërkoi falje publikisht, që nuk ka pasur mundësinë gjatë kësaj kohe t’i qëndrojë pranë.

Luana e cilësoi sezonin e katërt të “Shiko kush luan” si më të vështirin, për shkak të kushteve të pandemisë, por ajo e theksoi se në të njëjtën kohë ka qenë edhe më i suksesshmi.

Leave a Reply