“Lokja e zemrës”/ Përveçse dhuratave, Besi e uron Xhensilën për ditëlindje me fjalët më të bukura


Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 28-vjeçe. Ndërsa surprizën e parë e ka marrë në orët e para të mëngjesit nga gjysma e saj më e mirë, Bes Kallaku.

Ai i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

Ndërsa pak minuta më parë, Besi i ka bërë një urim publikisht, duke postuar në Instagram një fotot të të dyve, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla.

“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”. 😂 @xhensilamyrtezaj”, ka shkruar aktori krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente.

Leave a Reply