Ledri dhe Sara vijnë në Prishtinë për herë të parë me vajzën


Ledri Vula dhe Sara Hoxha po vijnë në Prishtinë për herë të parë bashkë me vajzën e saj sapo të lindur, Poem Blu.

Ata janë fotografuar në aeroportin e Hamburgut, derisa po presin për të hipur në aeroplan.

Çifti kishte shkuar në Gjermani pak javë para se Sara të lindte, kështu Gjermania duke u bërë vendlindja e Poem Blu, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, vogëlushja gati dy muajshe tashmë shumë e famshme, po vjen në Kosovë për të takuar gjyshen dhe gjyshin e saj, të cilët nuk i ka takuar akoma.

Sigurisht se pandemia ka ndikuar në mos bashkimin e familjes deri në këtë kohë, por do të shohim gjatë ditëve në vazhdim shumë postime të vizitës së saj në Kosovë.

Përveç fotografisë së dërguar nga lexuesit e Express, Sara vetë ka publikuar disa video ku shihet në aeroport./Gazeta Express

Leave a Reply