Lediana largohet nga studio, Mevlani i shkon nga pas, reagon Antonela


Një situatat e pazakontë është krijuar në “PërPuthen” emisionin e sontëm.

Lediana u prek shumë pasi Mevlani i dhuroi Antonelës një buqetë me lule, ku ishte edhe një pusullë me një mesazh shumë të bukur.

Antonela më fal për çdo herë kur të kam mërzit, ama nëse përfundimi do të jetë bashkë, do ta mbush çdo ditë me lule”, shkruhej në pusullë.

Por kjo bëri që Lediana të largohej nga studio dhe Mevlani i vajti nga pas, duke mos qëndruar për të komentuar takimin e tij me Antonelën.

Pikërisht, për këtë Antonela kërkoi që të shkonte ta merrte, duke thënë se takimi nuk mund të jepej pa prezencën e tij.

“Nuk dua ta komentoj takimin pa Mevlanin, nëse më lejon dua të shkoj ta marr, të vijë këtu”, tha ajo./express

Leave a Reply