Lajmi Fundit/Lirohen Maѕat Кufizuese ndryshon ora PoIicore


Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve| Nga e hëna ndryshon ora p0licore. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur këtë të dielë në mbledhjen e radhës që të lehtësojë disa prej masave kufizuese. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ekspertët kanë vendosur që të zgjatet ora e lejuar për qarkullimin e qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Deri në këtë orë do të lejohet edhe aktiviteti i restoranteve dhe bareve. Vendimi hyn në fuqi që nga dita e hënë

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Po ashtu duke pasur situatën në Mbretërinë e Bashkuar që është më e lehtësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar që të hapen fluturimet me Britaninë.

“Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epi-demisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu./tvklan.al

Leave a Reply