




Tani 5500 viza pune në vit ka vënë nëdispozicion Gjermania për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani.Kjo përbën një të
pestën e vizave të parashikuara në kuadër të kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor.




Kjo bëhet e ditur në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje me shkrim të grupit parlamentar të liberalëve në
Bundestag.Për Shqipërinë, Maqedonisë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën janë parashikuar nga 4750viza pune në vit, pra
nga 19 përqind për secilin vend.




Ndërsa kontingjenti i rezervuar për Serbinë është pak më i ulët, rreth 4250 (17 përqind), e për Malin e Zi, janë parashikuar
1000 viza pune, rreth 4 për qind e kontingjentit.Qeveria gjermane e ka përcaktuar kontingjentin total të vizave deri në 25 mijë
viza pune në vit.




Këtu përfshihen vetëm vizat,sipas Rregullores se Ballkanit Perëndimor, e cila është rinovuar më dhe vlen deri në vitin
2023.Ndarja është bërë në bazë të disa kritereve, të cilat sipas përgjigjes së qeverisë gjermane, numri i popullsisë, numri i
vizave të dhëna në vitin 2018 dhe 2019 dhe numri i kërkesave për vizë,ditorja.