Lajm i madh nga Italia, kryeministri jep ‘dritën jeshile’ për rihapjen e vendit


Kryeministri i Italisë Mario Draghi duke folur lidhur me pandeminë në Senat tha se tashmë vendi ka në administrim 4 vak sina kundër C0VID të sigurta dhe efektive.

“Ne kemi 4 vak sina të sigurta dhe efektive, Johnson and Johnson do të jetë në vend në prill.”, tha kryeministri.

Ai shtoi se qëllimi është që të vak sinohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër.

“Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër. Ne duhet të kemi ritëm, të vaksinojmë gjysmë milioni në ditë.” shtoi ai.

Draghi tha se këto vak sina janë “drita jeshile” për rihapjen e vendit. Ai shtoi se po planifikohet që menjëherë pas Pashkëve të rihapen shkollat.

Italia është një ndër vendet më të prekura evropiane sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike dhe si pasojë vak sinat janë arma më e fortë në luftën kundër saj.

Aktualisht vak sinimi në vend po kryhet me Pfizer, Moderna AstraZeneca dhe siç lajmëroi dhe kryeministri në prill do të mbërrij ajo amerikane Johnson&Johnson.

Italia është një ndër ato shtete të cilat pezulluan AstraZeneca për disa ditë por menjëherë pas rimiratimit nga EMA, va ksinimet në vend rivazhduan,

Numri total i infektimeve nga ko ronav irusi ka shkuar 3,419,616, ndërkohë që ai vik timave është 105,879 në të gjithë vendin.

Leave a Reply