LAJM I KEQ për ata që Pijnë Cigare !!


Gradualisht po shtrenjtohen cigaret dhe se trendi rritës po vijon sidomos nga viti i kaluar. Një pjesë e llojeve të cigareve janë shtrenjtuar prej 5 deri në 10 denarë. Kështu cigaret “Zhade” dhe “Laki Strajk” nga 95 denarë për paketë, tani shiten për 100 denarë…

Durse çmimi i cigareve “Rothmans” u rrit nga 100 në 110 denarë. Distributorët thonë se rritja e çmimit në tregun vendas është për shkak të shtrenjtimit nga ana e prodhuesve.

“Cigaret me të cilat ne punojmë u shtrenjtuan për 5 denarë si rezultat i rritjes së çmimit nga ana e furnizuesve dhe kjo rritje nuk ka të bëjë me rritjen e akcizës”,

Kete e thonë nga Euroatabak. Shtrenjtimi i radhës, për shkak të rritjes së akcizës, pritet në muajin korrik. Qytetarët kanë theksuar se kjo rritje po ndikon edhe në xhepin e tyre dhe se disa lloje të cigareve tashmë janë bërë luks për ta.

Maqedonia e Veriut është ndër vendet e pakta të rajonit që ka cigare me cmime më të lira, për dallim të disa vendeve tjera, përfshirë edhe ato fqinje. (INA)

Leave a Reply