Ky është 33-vjeçari që hyri për të ѕhрëtuar punonjëѕit dhe mbeti vetë brenda te magazina e “Casa Italia”


Kanë kaluar më shumë se 40 orë që nga nisja e zjarrit të madh tek “Casa Italia”, në Tiranë.

Fat keqësisht shefi i sigurisë 33-vjeçari Arjan Sala arriti që të nxirrte personat që ndodheshin në magazinë, por nuk arriti që të dilte vetë.

Pas 40 orësh akoma nuk ka asnjë gjurmë të tij, pasi zjarrfikësit nuk mund të futen brenda për shkak të nxehtësisë së madhe dhe flakëve që janë në magazinën e madhe të qendrës tregtare.

I riu dyshohet se ka mbetur brenda në momentin e rënies së zjarrit, pasi ka nxjerrë prej aty disa prej punëtorëve të tjerë që ndodheshin në magazinat e biznesit privat.

Familjarët e Arjan Salës kanë shkuar edhe ditën e sotme pranë magazinës në pritje të lajmeve për të afërmin e tyre. Ata kanë akuzuar në media institucionet dhe zjarrfikësit pasi nuk kishin as mjetet minimale për të shuar flakët. Ditën e sotme ka dalë edhe fotoja e heroit 33-vjeçar, i cili hyri për të shpëtuar punonjësit dhe mbeti vetë brenda magazinës që po shkrumbohet nga flakët.

Leave a Reply