Kush janë personat që infееktohen më rëndë nga ko ronav irusi? Zbuloni përgjigjen që jep ѕtudimi britanik


Pse disa njerëz nuk infektohen edhe nëse janë të ekspozuar ndaj kor onavi rusit? Pse disa njerëz kanë vetëm simptoma të lehta dhe të tjerët , jo vetëm që sëmuren, por edhe vdes in?

Përgjigjja e këtyre pyetjeve mund të jetë çelësi për të mposhtur pandeminë që na e ka kthyer jetën për mbys vitin e fundit.

“Nga përvoja e valëve të para dhe të dyta, kemi mësuar, – shkruan Melania Rizzoli, në gazetën italiane “Libero”, – se nuk është ko ronavi rusi drejtpërdrejt ai që vret njerëzit, por reagimet e zbatuara nga trupi, një përgjigje inflamatore që i shpëton kontrollit, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme organet jetike deri sa ato shuhen”.

Pra, cilët janë njerëzit më të ekspozuar ndaj një teprimi inflamator? Janë moshat 70 dhe 80 vjeç para së gjithash dhe ndikohen më shumë njerëzit mbipeshë.

Por, nuk është gjithmonë kështu. Nga ana tjetër, edhe njerëzit krejtësisht të shëndetshëm me një jetë aktive, kanë treguar simptoma serioze, edhe pse nuk e kanë këtë predispozitë fillestare.

Një studim i fundit i Universitetit të Kembrixhit në Britani, ende në një fazë eksperimentale, po hedh dritë mbi çështjen, duke vëzhguar përgjigjet imune ndaj viru sit dhe duke u përpjekur të parashikojë se kush do të zhvillojë simptoma të rënda dhe kush jo.

Studimi përpiqet të vlerësojë ndryshimet në nivelin e citokinave (molekulat e proteinave që veprojnë si komunikim midis qelizave të sistemit imunitar dhe midis këtyre dhe organeve dhe indeve të ndryshme), të pranishme në gjak. 605 mostra gjaku u morën nga njerëz me simptoma të rënda dhe nga njerëz asimptomatikë.

Ajo që ndryshon, është shpejtësia e përgjigjes dhe adaptimi i trupit ndaj infek sionit: ata që kanë zhvilluar simptoma të rënda, kishin një nivel shumë të lartë të citokinave në gjakun e tyre, por më pak qeliza imune të krijuara për të mbrojtur trupin nga infe ksioni, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, Tgcom.

Nga ana tjetër, pacientët asimptomatikë dhe me simptoma të lehta, kishin një përgjigje më të shpejtë imune, që po përshtatej më shpejt me kërcënimin, duke e përballuar atë me një shpejtësi më të madhe dhe një normë më të lartë suksesi.

Leave a Reply