




Melisa ka publikuar projektin e saj të parë muzikor “U kry” ku shfaqet më seksi se kurrë.
Pavarësisht se në nisje të “Për’puthen” ajo u shpreh se adhuronte kërcimin, dhe e quante veten balerinë, Melisa duket se paska pasur një talent të fshehtë, këngën.




Teksa prezanton ndjekësit e saj në Instagram me këngën e re, Melisa tregon se po e priste realizimin e kësaj ëndrre prej 7 vitesh, ndërsa më në fund kishte ardhur dita ta bënte realitet.




“Faleminderit te gjithe mbeshtetesve te mi ?Ju premtoj te gjitheve qe do punoj shume fort per te arritur sa me lart ne muzike ❤️ Stay Tuned se ky eshte vetem fillimi ?”- shkruan Melisa ndër të tjera. /albeu.com/