




Kur tragjedia e një nëne shndërrohet në një mrekulli për një nënë tjetër
Qëkur djali i saj lindi, kjo grua priste për një mrekulli. I biri lindi me një problem në zemër dhe e vetmja zgjidhje mbetej transplanti.
Derisa dita e shumë pritur erdhi. Familja e Karlosit, 7 vjeçar, thirret për t’u njoftuar se është gjetur dhu ruesi për vogëlushin. I mituri hyn në operim dhe kryen me sukses transplantin. Familjes Rolon i ndodh mrekullia pas 4 vitesh pritje.




Kjo ngjarje ndodhi në prillin e vitit të kaluar, ndërsa fundjavën që lamë pas, familja e 7 vjeçarit më në fund udhëtoi drejt vendit që bëri të mundur mrekullinë për djalin.
7 vjeçari niset me familjen e tij për në Orlando (SHBA), atje ku i pret një tjetër familje , e në veçanti një nënë e cila hum bi gjithçka.




Kjo nënë quhet Gissele Rivera dhe vitin që shkoi ajo hu mbi djalin në një aks ident automobilistik. Kjo grua ishte personi që vendosi që zemra e të birit të dhurohej për një tjetër fëmijë.
Tragjedia e kësaj gruaje vitin e kaluar dhe gjesti i saj human, ishin arsyeja se përse ky 7 vjeçar sot është gjallë dhe me shëndet të plotë.
Nëna e Karlosit kujton se sa shumë herë e kishte menduar se çfarë do të thoshte kur të ishte përballë me gruan që i shpëtoi jetën të birit.




“Nuk besoj se do të kem ndonjëherë fjalë që të mund të përmbledhin gjithëçka ndiej”-tha ajo për median amerikane.
“Nuk dija shumë për dhurimin e org aneve… gjatë bisedave me tim atë dhe familjen, dola në përfundimin se dhurimi i zemrës së djalit, do të ishte një dhuratë dashurie”-thotë nëna e Shonit, vogëlushit që humbi jetën vitin e kaluar.
Dhe takimi mes këtyre dy familjeve ishte emocionues, teksa në median amerikane janë publikuar dhe momentet kur nëna e të ndj




erit, dëgjon zemrën e të birit në kraharorin e 7 vjeçarit.
“Është e dhim bshme dhe e bukur… por unë uroj që Karlosi të jetë gjithçka zemra e tij dëshiron dhe më shumë”-tha nëna e të ndjerit.