“Kur ju ishit aty, unë isha e zënë” pasi të lexoni këto fjalë të Rozanës do të vraponi të përqafoni prindërit


Këngëtarja Rozana Radi ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, i cili i dedikohet prindërve të saj, dhe është një thirrje për të dashur njerëzit që kemi pranë. Nuk është hera e parë që Rozana Radi kujton prindërit e ndjerë në rrjetet sociale, teksa mungesën e tyre e ndan hera herës edhe me fansat

Rozana shprehet se të gjithë duhet ti takojmë dhe vlerësojmë të dashurit tanë kur janë gjallë, pasi më pas gjithë sa na mbetet janë kujtimet dhe fotografitë.

”Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh! E kam me ty qe po me lexon tani.

Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografite!Ajo cfar sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time. MAM & BAB”,- shkruan Rozana në postimin e saj në rrjetet sociale, që me siguri ka emocionuar shimë prej nesh

Leave a Reply