Kur do të ikin ‘рlakat e рrillit’, meteorologët: Dita e zgjedhjeve do të jetë me diell


Ndonëse jemi në fund të muajit prill, pranvera nuk ka ndërmend të vijë prej vërteti, me mot të ngrohtë e me diell. Të paktën, jo edhe për disa ditë. Ky është parashikimi që japin meteorologët për ditët e fundit të këtij muaji.

Në një lidhje me Skype në emisionin ”Rudina” në Tv Klan, meteorologu Hakil Osmani tha se kur do ikin “plakat e prillit” dhe si do jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim.

“Pritet që reshjet e shiut të jenë prezente duke bërë që ditën e nesërme të kemi herë pas here rrebeshe shiu, më të dukshme do jenë në zonat qendrore dhe jugore. Gjatë ditës së shtunë, reshjet do mbeten prezente, pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, përmirësim i cili do të jetë edhe gjatë ditës së diel.

Leave a Reply