Kur do i heqim maѕkat? Më në fund një lajm i mirë, mjekja e njohur tregon ѕe kur do të lëvizet lirshëm

Mjekja e njohur greke, Matina Pagoni ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë qytetarët. Ajo tha se në shtator njerëzit do i heqin maskat dhe do të lëvizin lirshëm.

“Nuk është larg momenti kur ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm pa përdorimin e maskës. Unë mendoj se vera do të jetë krejtësisht e ndryshme. Mendoj se mesi i shtatorit do të jetë data kur do t’i hedhim maskat dhe të ndihemi të lirë.

Maskat mund të hiqen kur rreth 90% e vaksinave të kenë mbaruar deri më 15 shtator.

Duhet ta mbajmë, pasi ngarkesa virale është akoma e lartë, veçanërisht në Atikë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Pagoni në një intervistë.

Të shumta janë ato vende të cilët po vaksinojnë masivisht qytetarët. Me ardhjen e sezonit turistik Greqia ka lehtësuar masat. Qeveria greke ka marrë vendimin se më 14 maj vendi do të hapet për të gjithë turistët të cilët dëshirojnë të kalojnë pushimet në Greqi dhe deri në fund të majit do të hapet për të gjithë njerëzit nga e gjithë bota.

Leave a Reply