




Njeriu që ndërtoi hotele në Dubai, vë në zbatim projektin ambicioz
Kulla Ciel që do të ndërtohet në Dubai, pritet të jetë hoteli më i lartë në botë. Ai do të ketë më shumë se 1 mijë dhoma dhe suita të shpërndara në 82 kate. Hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe të jetë një ndërthurje e luksit dhe arkitekturës moderne. Projekti do të jetë gjithashtu efikas në energji, duke përdorur 25% më pak energji për kondicionimin e ajrit.
Është pikërisht presidenti i firmës Arkitekturore dhe Inxhinierike Norr, Yahya Jan, i cili ka bërë edhe disa prej ndërtesave më të njohura të Dubait si, Hotelet Atlantis dhe Shangri-La.




“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me arkitekturën. Ka të bëjë me arkitekturën dhe inxhinierinë që vijnë së bashku. Kjo është arsyeja pse unë e dua shumë. Ai është pasioni im, konvergjenca e shkencës dhe artit”, u shpreh Jan.