Krijuesit e Pfizer dhe BionTech parashikojnë zbutjen e masave të kufizimit


Krijuesit e va ksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së C0ronas të përfundojnë deri në vjeshtë.

“Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike“, tha Sahin, i cili, së bashku me të shoqen, dha një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag”.
Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën. “Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë t merr“, tha sipërmarrësi.

“Pastaj duhet të përshtatet vak sina. Ne po përgatitemi për këtë sot“, tha ai. Sahin beson se vi rusi nuk do të zhduket. Por sapo të va ksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme. “Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet“, tha Sahin.
Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetë vaks inime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme. Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem. Vak sinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili, megjithëse rrallë, mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahini themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vak sina e K0vid , e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan, Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 dhjetor. Me t,ë në Gjermani, vaksinohen që nga 27 dhjetori.
Të premten, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së Covid.

Leave a Reply