Krуemadhi i kërkon falje Metëѕ: Djegia e mandateve, ѕtrategji e gabuar për zgjedhjet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka thyer heshtjen dhe ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Kryemadhi tha se LSI ka hu mbur zgjedhjet, por hodhi aku za për tjetërsim të votave. Teksa bëri një analizë të arritjes së të këtij rezultati negativ, Kryemadhi i kërkoi falje dhe Presidentit në emrin e saj dhe partisë që drejton për strategjinë e gabuar të zgjedhur duke nisur që nga dj egia e mandateve dhe mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

“Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, se ata fituesit e vërtetë. Uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për në Shqipëri. Dua të falenderoj 100 mijë votuesve vlefshëm që i dhanë votën për LSI. Ky është një falenderim për të gjithë burrat dhe gratë që nuk u intimiduan dhe nuk u shitën. Makineria mediatike, politike-oligarkike kundër LSI që nuk ndaloi që në momentin ne zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat, që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje dhe dashje pa dashje i dhamë Ramës të gjitha pushtetet.

Kjo gjë tregoi se shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë, ndaj në emër të LSI dhe timit personal dua t’i kërkoj falje për strategjinë e gabuar duke nisur që nga djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhje, që solli vetëm rrëmbimin e zgjedhjeve nga bandat dhe oligarkët. LSI ishte përball një padrejtësie të madhe, e vuri Shqipërinë në një udhëkqyr, dhe i dha hapësirë bandave dhe krimit, për të tjetërsuar dhe shformuar çdo vendim të qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply