




Loredana dhe Mozzik tashmë janë sërish bashkë dhe nuk po përpiqen që ta mohojnë këtë fakt. Fotot e tyre në rrjetet sociale e tregojnë më së miri. Por Loredana ka vulosur diskutimet me një postim që ka bërë në Instastory.




Ajo ka publikuar një fotografi të Mozzik-ut bashkë me Hanën nga pushimet në Dubai, krahas së cilës ka shkruar: “Kjo më bën të lumtur. Babai më i mirë.” Përveç dashurisë, është dhe muzika që e ka bashkuar dyshen më të suksesshme të momentit.