




Kur bëhet fjala për të gjetur dashurinë njerëzit inteligjentë janë më analitikë se gjithë të tjerët. Po ashtu ata kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë.




Inteligjentët e kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitikë asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.
Nga ana tjetër ata shikohen si njerëz shumë të ftohtë, por në të vërtetë janë duke analizuar dhe ndaj mbajnë distancë.




Sipas psikologëve nëse ata janë beqarë është sepse duan vetë të jenë ashtu dhe jo sepse e kanë të pamundur të gjejnë dikë. Para se të lidhen me dikë ata analizojnë deri në detajet më të vogla dhe kjo mund të marrë shumë kohë