




Në edicionin e “Këngës Magjike” këtë sezon është rikthyer me këngën e titulluar “Pafund”, këngëtari Lorenc Hasrama. Ashtu si gjithë artistët e tjerë Big, atij iu bënë dy pyetje nga publiku. Njëra prej vajzave i bëri Lorencit një propozim, që artisti e refuzoi.
A je në lidhje? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë?”, e pyeti një vajzë artistin, i cili tha se është në një lidhje të komplikuar.




“Është e komplikuar, nuk ta sugjeroj të dalim bashkë”, tha Lorenci.
Ardit Gjebrea: Përse çfarë ndodh?
Lorenc Hasrama: Nuk dua të flas për këtë temë.
Ardit Gjebrea: Nuk do fare? As që je i lidhur, ose jo…
Lorenc Hasrama: Është e komplikuar.
Ardit Gjebrea: Është marrëdhënie e komplikuar kjo që ke tani?
Lorenc Hasrama: Po.




Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën…