




Para pak javësh, Dafina Zeqiri publikoi këngën “Duro” që jepte një mesazh të fortë dhe ndryshe nga projektet e tjera të saj.
Këngëtarja u mundua që përmes këngës t’i inkurajonte njerëzit të kërkojnë ndihmë kur nuk janë mirë.




Së fundmi, Dafina njoftoi përmes Instagram se mori një mesazh nga “Linja e jetës” (aty ku njerëzit mund të drejtohen për të kërkuar ndihmë), se ka pasur shumë telefonata pasi kanë dëgjuar këngën e saj.



