




Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diksutua për standardin e ri të bukurisë përmes filtrave dhe editimeve që është vendosur në rrjetet sociale. Pjesë e diskutimit ishin Ami Bekteshi, Daljana Sejdia, Antoneta Koçi dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” Ana Kauri.




Kjo e fundit pranoi se bën fotoshop nëpër postime, por përpiqet të mos e ekzagjerojë siç bëjnë shpesh vajza të tjera. E ndërsa Bieta i vendosi në disa situata, reagimi i Anës për njërën prej tyre ishtë tepër interesant.




“Kap partnerin duke parë foton e një vajze s- ksi, i bëj namin apo hyj në mendime të thella?”, kjo ishte situata për të cilën vajzat do të tregonin reagimin e tyre.




“Unë do bëja një foto edhe më të bukur se ajo vajza s- ksi, do e editoja edhe më shumë se ajo dhe do ia nisja partnerit në privat”, tha Ana. Reagim ky paksa ha-kmarrës që shkaktoi të qeshura në studio:/Top Channel