Kam qenë pre e buIIizmit, por sot iu shkel syrin nga ekrani atyre që thoshin për mua…


Prezantuesja Arbana Osmani ka ndarë me publikun historinë sesi dhe ajo ka qenë pre e bul lizmit në shkollë. Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” e ftuar ishte një vajzë e cila gjithashtu ka përjetuar bu llizmin dhe Arbana ka rrëfyer eksperiencën e saj me këtë fenomen.

“Në një moment të caktuar të jetës time edhe unë kam qenë pre e bullizmit. Kjo vajza që shikon ti në televizion që duket sikur i ka gjërat, ashtu si thonë amerikanët ‘all figured out’, edhe unë kam qenë e ngacmuar. Edhe unë kam qenë e pasigurt kur kam qenë në gjimnaz.

Edhe mua më kanë sharë si ti: ‘ehh u bë kjo, erdhi nga Burreli, u bë kjo…’ dhe unë u bëra në fakt. Kështu që të gjithë atyre gocave që më thanë u bë kjo, po u çoj një shkelje syri nga ekrani…”

Leave a Reply