“Kam njohur njërin në Tik Tok, s’kthehem më”- La burrin e fëmijët, historia e 33-vjeçares që u arra-tis me të dashurin (Tregoi nëna së saj)


Një 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës jo vetëm sepse ka braktisur të miturit, duke i lënë në mëshirë të fatit, por edhe sepse familja e saj nuk di asgjë për adresën se ku ndodhet.

Një burim i Gazetës Si pranë Drejtorisë Vendore shpjegoi se largimi i shtetases I. M nga kryeqyteti u den0ncua nga mamaja e saj, një 64-vjeçare që kërkon ndihmën e p0licisë për t’i kthyer të bijën në banesë. Bëhet me dije se e moshuara rrëfeu në k0misariat se vajza pretendon që ka njohur një të panjohur në platformën tik tok, por nuk ka asnjë informacion se kush është ky shtetas.

“Ime bijë ka katër fëmijë. Më i vogli një vjeç e gjysmë dhe më i madhi 11 vjeç. Të voglin kur u largua e ka marrë me vete, ndërsa të tjerët i ka braktisur në shtëpi”, përmend mes të tjerash e moshuara. Sipas saj, vajza u kthye në shtëpinë e prindërve pas debateve me bashkëshortin dhe siç i kishte treguar ishte kthyer për t’u qetësuar dhe për t’u menduar.

“Sapo i shoqi mësoi që gruaja i kishte ikur edhe nga shtëpia e prindërve, erdhi në shtëpinë tonë mori fëmijët dhe iku i shqe-tësuar”, përmend e moshuara në den0ncimin kësaj radhe jo kundër dhëndrit, por kundër vajzës të cilën e ak-uz0n se bra-ktisi fëmijët e vegjël, duke u larguar befas dhe pa asnjë adresë.

“Të nesërmen e telefonova vajzën, e hapi. Më tha, mami kam njohur njërin në tik tok dhe nuk kthehem më. E pyeta ku ndodhej dhe më tregoi në Vlorë. Kërkova të dija se me kë kishte shkuar në këtë qytet, por nuk më tregoi as emrin dhe as vendin ku ndodhej saktësisht”.

P0licia bën me dije për gazetën Si se e moshuara mbasi 33-vjeçarja i ka fikur telefonin përballë pyetjeve të saj, e ka provuar këtë numër qindra herë.

“Mbasi ajo e fiku dhe nuk dilte më e disponueshme, e provova disa herë, por pa asnjë rezultat. Jam e merakosur për bijën dhe fëmijën e vogël, nuk mund ta besoj që një nënë me katër fëmijë t’i bra-ktisë ata dhe familjen për një burrë në tik tok”, shprehet e moshuara, e cila nën merakun për fatin e 33-vjeçares dhe fëmijës së vogël, pret nga p0licia.

Burimet e gazetës Si shtojnë se janë vënë në kërkim të I. M që nga këqyrjet në sistem, saktësohet se nuk ka dalë jashtë Shqipërisë.

“Ne nuk mund të jemi të sigurt nëse kjo shtetase gjendet vërtet në Vlorë ashtu sikurse ka treguar, apo gjendet në kryeqytet. Veprimi i parë që kryhet në këtë rast është pyetja e të gjithë familjarëve, mes tyre edhe bashkëshorti dhe fëmijët, të cilët duhet të japin detaje mbi konfliktin dhe dy-shimet e tyre dhe nëse kjo shtetase është larguar për arsye pasioni nga një njohje në tik tok, kjo do konfirmohet vetëm pasi të gjendet adresa e saj”, theksoi për Gazeta Si një zyrtar i p0licisë së Tiranës që këmbëngul se në fillim 33-vjeçarja do vendoset nën he-tim për bra-ktisje të fëmijëve të m i-tur.

“Vepra e parë pen-ale që ne dy-shojmë që ka kryer është ab uz-imi me përgjegjësinë prindërore, nuk është kompetencë e p0licisë të het0jë njohjen në tik tok, por nëse I. M ka një adresë në këtë platformë dhe është e mundur që përmes Tik tok t’i zbulojmë adresën, sigurisht që do të vendosim nën verifikim edhe historinë e saj të dashurisë”, mbylli prononcimin për Gazeta Si zyrtari.

Leave a Reply