




Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi zhvilloi një koncert në qytetin e Ferizajt me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Fifi shpërndau një video nga momentet e koncertit në të cilin shiheshin se ishin mbledhur shumë njerëz. Pas kësaj, këngëtarja ka reagur për herë të parë duke thënë se nuk mund të quhet ‘egoiste’ vetëm sepse mbajti një koncert, kur kafenetë e Prishtinës dhe Tiranës dhe të gjithë qyteteve të tjera janë plotë me njerëz.




Sipas saj nuk mund të quhet egoiste sepse pot ë ishte e tillë do të qëndronte vetëm në shtëpi dhe nuk do të dilte të argëtonte njerëzit.
“Ndjenja pozitive njerëz, çfarë po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Nisni të merreni me ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive. Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qenka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë.




As shteti, as ju, as kërkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar ndokush artistët të bëjnë art? Jo, jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ishallah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë”, ka thënë ndër të tjerash Fifi.