“Kam раѕur raѕte me të rrezikѕhme”/ Неroi që neutralizoi ѕhoferin “e çmendur” në shesh tregon ku i ka mëѕuar manovrat e rrezikѕhme

Klodian Elqini është heroi, i këtyre ditëve, pas aktit të tij të guximshëm, të dielën e 25 prillit.

Videoja, ku ai “kërcen” në makinën e shoferit që po rre zikonte jetën e këmbësorëve në shesh, u bë virale edhe në mediat e huaja, madje ishte më e shikuara atë ditë në BBC.

Sot, ai ishte i ftuar dhe në “Shqipëria live, ku tregoi detaje të tjera nga ngjarja.
“Më thanë që ka armë, por nuk e mendova shumë për momentin. Kam jetuar në Suedi, dhe kam qenë dëshmitar i një rasti të tillë, që ishte sulm terrorist. Isha i bindur që ai do të bënte diçka”. Atë manovër ia atribuan stërvitjes së vazhdueshme në arte marciale dhe boks.
22-vjeçari tregon se në moshën 16-17-vjeçare ka emigruar në Suedi, ku ka punuar punë të ndryshme dhe njëkohësisht është stërvitur. “Kam punuar në një restorant, më pas në një klub. Gjatë asaj kohe stërvitesha. Kam punuar dhe me ski, i mësova shumë mirë. Bëja 2-3 puna, doja të ndihmoja familjen. Sidomos dy vitet e para ka qenë shumë e vështirë.
Pasi filloi pandemia,nuk kisha mundësi pune dhe mendova që të vija këtu, pranë familjes”.

Ai ndan një nga eksperiencat e tjera të rrezikshme. “Gjatë periudhës kur punoja ‘security’ në një lokal nate, dikush hyri me thikë në një klub dhe unë hyra e neutralizova. Ishte shumë e rrezikshme, ai person ishte i vendosur për të bërë diçka dhe vepronte me shumë agresivitet”.
Klodiani shton se “prindërit ndihen shumë mirë, por janë të frikësuar se e dinë që unë nuk kam frikë, mund të bëj çdo gjë”.
Madje, thotë se nuk kanë munguar ftesat në rrjetet sociale dhe mesazhet. “Ndjekësit në Instagram janë rritur shumë. Marr mijëra mesazhe në ditë nga Shqipëria dhe shqiptarë jashtë vendit. Por, më kanë shkruar mijëra mesazhe të huajt, më urojnë, më vlerësojnë”.

Por, a do “ta shfrytëzojë” Klodiani famën që ka marrë këto ditë. “Kam diçka në mendje, ka një vit që mbaj një skenar filmi, dua ta shfrytëzoj, të jem aktor, por të shohim”./TCH

Leave a Reply