




Xhin MekGi (Gene McGehee) është 91 vjeçar dhe vuan nga demenсa. Ѕëmundja është agravuar aq shumë, saqë kur i tregon foto të vetes, ai nuk e kujton fytyrën e tij.
Në këto kushte kaq të vë shtira, jeta e tij ishte kthyer në një vorbull mërzie e harrese… derisa njohu një grup fëmijësh në një kopsht aty pranë. Kujdestarja e fëmijëve, Megan Nunjez, e takon thuajse përditë Xhinin prej tre vitesh. Dhe përditë ajo duhet të prezantojë veten, sepse i moshuari nuk e mban mend.




“Çdo ditë e takoj Xhinin dhe ai nuk më njeh. I prezantohem.”-tha edukatorja për CBC news.




Fëmijët të gjithë e njohin dhe pava rësisht se i moshuari nuk i kujton, dita e tij kalon në buzëqeshje për disa orë. Derisa vjen darka dhe mendja i tij, zhytet në humnerën e harre sës.
Vajza e të moshuarit shprehet se është një fat i madh që i ati ka ato fëmijë. Ai me të vërtetë i harron emrat e fytyrat, por instiktivisht del përditë prapa oborrit dhe i gjen fëmijët duke luajtur aty pranë.




“Ata fëmijë e kujdestarja kanë qenë një bekim për babain tim. Kur ai i sheh i shndërrit fytyra. Shkon vetë në oborr dhe mendoj se pavarësisht së mundjes, ai e di se çfarë është dashuria. Mendoj se ai i përgjigjet pikërisht kësaj ndjenje, dashurisë që ka për ata fëmijë”-tha vajza e të moshuarit për CBS.