




Këngëtarja me famë botërore Jessie J ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e quajtur Meinere, që krijon probleme me veshin dhe shkakton marramendje dhe humbjen e dëgjimit.
Së fundi përmes një postimi, e përlotur Jessie ka treguar se mjekët i kanë kërkuar qëtë këndojë diçka me qetësi kështu që ajo mund të dëgjojë zërin e saj.




Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nis të këndojë me zë shumë të ulët, që dikur ishte mjaft i fuqishëm.
“Kënga e parë që këndova ishte ‘I ëant Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem. Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje.




Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj. Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë”, shprehet këngëtarja mes lotësh.