Ka 15 vite që nuk i ka prerë flokët, do mbeteni pa fjalë se sa metra të gjatë i ka!


Një kërcimtare nga Japonia nuk i ka prerë flokët për plot 15 vjet, teksa e quan veten “Rapunzela e Japonisë”. Vajza quhet Rin Kambe nga Tokio dhe gjatësia e flokëve të saj ka rritur deri në 177cm. Valltarja tregon se kur ka qenë fëmijë nuk mund të mbante flokë të gjata pasi ishte në ekipin e futbollit të vajzave dhe duhej t’i mbante të shkurtra.

Mirëpo kur Rin u bë 20 vjeç, ajo vendosi të rriste flokët e saj. Që nga ajo kohë e deri më tani, Kambe nuk i ka prerë kurrë flokët e saj, ndërsa kanë arritur një gjatësi ekstreme. Sipas saj flokët e gjatë shprehin bukurinë e Azisë, teksa janë si ‘armë’ gjatë performancave të saj si kërcimtare.
Rin:

Unë jam rritur me prindër të rreptë dhe kur isha fëmijë, isha në ekipin e futbollit të vajzave dhe gjithmonë kisha flokë të shkurtër. I rrita flokët kur fillova të kërceja, konkretisht rreth të njëzetave dhe flokët e mi tani mund të prekin dyshemenë. Fillova të zgjasë flokët, sepse doja të shkëlqeja në performancat e mija. Më dukej sikur flokët e mi ishin një ‘armë’ shprehjeje më kërcim.

Leave a Reply