Ju qelbet goja erë? Ja s’i të shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga ky problem


Një nga shkaqet kryesore të erës së keqe të gojës është shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët. Dhe uhqimi i ngelur mes dhëmbëve i shtohet problemit. Të gjithë duhet ta lajmë dhe pastrojmë gojën me fill të paktën dy herë në ditë.

E shtresa që formohet normalisht rreth gjuhës, mund të jetë ambient shumë i përshtatshëm për baktere që sjellin erë të keqe të gojës. Për t’i pastruar, fërkoni me lehtësi gjuhën me furçë. Nëse mendoni se furça është shumë e ashpër, apo shumë e madhe për të arritur pjesën e mbrapme të gjuhës,

Nese i shtoni higjienës orale një shplarës goje antibakterial, ju do të eleminoni akoma më shumë baktere që shkaktojnë pllakën (shtresën ngjitëse) tek dhëmbët. Edhe të shplarit me ujë pasi keni ngrënë ju ndihmon të hiqni copëzat e vogla të ushqimit që mund të mbeten.

Qepa dhe hudhra janë shkaktarët kryesor. Dentistët thonë se fatkeqësisht, larja e dhëmbëve pasi ke ngrënë qepë ose hudhra, nuk ju ndihmon. Substancat që këto ushqime përmbajnë janë lehtësisht të ndryshueshme dhe kalojnë menjëherë në gjak. Në këtë mënyrë ju i kaloni menjëherë në mushkëri duke i nxjerrë më pas jashtë. E vetmja zgjidhje është të mos konsumoni qepë apo hudhra, sidomos kur jeni në kontakt me njerëz në punë, shkollë apo çdo aktivitet social.

Era e gojës është vetëm një nga arsyet e shumta për ta lënë duhanin. Duhani dëmton dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Ai është edhe shkaktari kryesor i kancerit të gojës. Bëni mirë të këshilloheni me doktorin tuaj për të marrë trajtim me ilaçe ose për t’ju drejtuar tek një program për lënien e duhanit.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, ose sëmundja perodontoniale, njihet rëndom si një nga shkaktarët e aromës së keqe. Bakteret mblidhen në xhepat e dhëmbëve, pra ku bashkohen me mishin, duke krijuar erë të keqe.

Nëse keni gojë të thatë, pini sa më shumë lëngje gjatë ditës ose përtypni çamçakëz pa sheqer për të prodhuar pështymë. Përdorni një lagështues ajri nëse përreth ajri është i thatë. Nëse thatësira në gojë vazhdon shkoni tek doktori. Kjo mund të jetë pasojë e barnave të ndryshme që keni përdorur.

E nëse aroma e keqe e gojës nuk largohet pavarësisht përpjekjeve tuaja, këshillohuni me mjekun.

Leave a Reply