




Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar.
Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga
përditshmëria e saj.
Me ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Diellit, Arbana është treguar dorëlëshuar duke ndarë imazhe të shumta më vogëlushin.




Por nuk mungojnë as momentet me djalin e madh, Jonin.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video të adhurueshme, ku shihet Joni ndërsa përpiqet të argëtojë vëllain e vogël.




Këtë moment kaq të ëmbël ajo ka zgjedhur të mos ta mbajë vetëm për vete, por edhe ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.