




Një studente shqiptare që studioi në Kinë ka rrëfyer eksperiencëmn e saj gjatë pandemisë. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Rexhina Vlashi tha se gjatë pandemisë jetoi në një familje kineze. Ajo tha se pasi mbaroi Bachelorin dëshironte të qëndronte në Kinë për të bërë praktik mbi degën që kishte mbaruar. Ajo foli për ushqimin tradicional kinez, ku tha se ishte shumë i shijshëm.
” Pasi mbarova Bachelorin kisha dëshirë që të bëja një vit praktikë për degën time dhe për këtë arsye vendosa që të shkojë diku larg. Dhe në këtë mënyrë unë aplikova për një vend praktike në Kinë ku gjeta dhe një familje kineze ku të qëndroja ndërkohë që bëja praktikën dhe mësova dhe gjuhën kineze.




Ata kishin gatuar ushqime tradicionale kineze, një nga këto ishte ‘hotpot’ ishte hera parë që e provoja, edhe pse nuk më erdhi aq këndshëm për shkak se ndryshonte goxha nga ushqimi ynë mesdhetar por ishte goxha I shijshëm, me kalimin e kohës u mësova me këtë lloj ushqimi. Kjo familje përbëhej nga katër veta, ishte babai, mami,djali vogël, ishte dhe gjyshja dhe kishin një marrdhënie goxha të ngushtë me njëri-tjetrin dhe më mirëpriten si pjestare të familjes”,u shpreh ajo.
Kur u pyet se si komunikonin, ajo tha se flisnin fillimisht anglisht dhe më pas ajo mësoi gjuhën kinezçe. Ajo gjithashtu foli edhe për traditat kineze, ku tha se ata i respektojnë shumë të huajit dhe e duan shumë vendin e tyre.




“Ne komunikonim në Anglisht, mamaja dhe babai I djalit të vogël ku unë qëndroja flisnin anglisht edhe djali I vogël shkonte në një shkollë që dinte Anglisht dhe ne mund të komunikonim lirshëm përvec gjuhës. Më vonë fillova edhe të mësoja kinezçen deri tani kam rritur në nivelin e katërt dhe mendoj se mund të komunikoj lirshëm. Kinezët I vlersojnë shumë të huajt dhe kanë një vlerësim goxha të madh respect goxha të madh për ta. Dhe unë kudo që shkoja në metro, restorant, dilja me shokë dhe shoqe, ata kishin gjithmonë këtë tendencën të bënin foto, ishin shumë shoqëror. Nga ana tjetër në aspektin kulturor e duan shumë vendin e tyre. Dhe në momentin që kanë pushime, shkojnë dhe vizitojnë vendin e tyre dhe nuk shkojnë përshembull sic shkojmë ne, që shkojmë jashtë”, tha ajo.
Në fund kur u pyet se si e mori familja dëshirën e saj për të studiuar në Kinë, ajo tha se ata u çuditën në fillim por më pas më mbështetën.




“U çuditën, nuk e dinin. Në fakt nuk është se kam komunikuar me ta më përpara që ti thoja shiko Kina është ëndrra ime, unë dua të shkoj por në fakt ishte një vendim që nuk e kisha menduar për një kohë goxha të gjatë, dhe ata më mbështetën” përfundoi Rexhina.