Jep dorëheqje Arjan Konomi nga “Për’puthen” Ja kush pritet ta zëvendësoj…


Opionionisti i emisionit “Për’puthen”, Arjan Konomi, nëpërmes një video të postuar në rrjetin social “Instagram”, ka bërë të ditur në një mënyre largimin e tij nga ky program,.

Pas skandalit të fotografive të ish-konkurrentit nga Kosova, Beartit dhe Teas, e cila kjo e fundit u largua nga emisioni si çift me Andin, por që më pas doli të mos jetë e vërtetë.

Andi ishte ai i pari që kishte reaguar në lidhje me këtë rast, duke akuzuar kontratën të cilën e kishte nënshkruar në hyrje të këtij emisioni, dhe që ka qenë i detyruar nga ta të dilte çift me Tean.

Ndërsa, pas largimit Tea kishte vazhduar të frekuentonte vende të ndryshme me ish-konkurrentin, të cilët ishin parë nga ndjekësit e këtyre dhe më pas kishin publikuar fotot, por të cilat i kishte hedhur vetë ajo.

Bearti ditë më parë kishte konfirmuar lidhjen e tyre, dhe që sipas tij Tea nuk ka faj në këtë mes dhe dashuria e tyre është e vërtetë.

Por, pas të gjitha këtyre ngjarjeve, vetë opionionisti Konomi, ka treguar që ka mbetur i shokuar nga kjo ngjarje dhe që ka vendosur të largohet.

“Në mijëra mesazhe dhe komente që janë bërë në të cilat jepen shumë versione dhe që kërkojnë që unë të them diçka, ajo që ndjej pikë së pari detyrë për veten time dhe për ndershmërinë time”, tha në fillim Konomi.

“Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël as dyshimin më minimal që mund të ekzistonte kjo e vertetë që e keni marrë vesh këtë ditë, nëse kam pas dyshime kanë qenë dyshime të caktuara, që tani i takojnë 3 apo 4 muaj më parë”, shtoi ai.

“Kam pasur dyshime për tërheqje reciproke kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijeni dhe çdo informacioni deri në momentin që do ishte Prime, ku Tea dhe Andi do të largoheshin nga ai emisioni, kjo është një gjë që dua të sqaroi”, vazhdoi ai.

Gjatë kohës së fjalimit të tij, Arjani shihet tepër i emocionuar dhe i përIotur dhe pritet që mos të vazhdojë më emisionin.

Gjatë videos ai tregoi që ka vërejtur në një mënyre pëlqimin që mund të kishin dyshja Tea – Beart, por që nuk e ka besuar që mund të ketë diçka pas largimit të këtij të fundit nga programi.

Gjithashtu ka shtuar që ka mbetur i sh0kuar nga ngjarja që ka ndodhur, dhe që në një mënyre ai e ka deklaruar largimin e tij nga emisioni, dhe mund të jetë sonte nata e fundit që e shohim Konomin si opionionist gjatë “Për’puthen PRIME”.

Në anënen tjetër sonte pritet të hyj Pastori Akil Pano në vend të Fatma Haxhialiut dhe që kjo e fundit nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka bërë të ditur që do të shihen nga dita e nesërme në “Për’puthen” ditore.

Leave a Reply