Jeni kurioz të dini si dukej Alketa Vejsiu 14 vjeçe? E zbulon vetë moderatorja (video)

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë. Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpeshherë me ndjekësit detaje nga jeta profesionale dhe jo vetëm.

Këtë herë, ajo u bë nostalgjike dhe na solli një Alketë 14-vjeçare, brune dhe me flokë të shkurtër teksa interviston të tjerët në fillimet e karrierës së saj.

“14 vjeç, forca e pasionit”, ka shkruar ajo krahas postimeve në “Story”.

Më herët, moderatorja ka treguar momentin kur është ndjerë më së shumti në siklet teksa ka qenë në skenë.

“Kam pasur një natë të vështirë, kur s’isha në humor fare, por duhet të qeshja e të kryeja detyrën! Është pjesa më e vështirë e këtij profesioni.

Ka momente kur në kulmin e seriozitetit më kap e qeshura! Jam perfekte për meme në ato momente”, është shprehur moderatorja Alketa Vejsiu.

Leave a Reply