“Jemi në qiellin e shtatë”, balerini Kledi Kadiu dhe partnerja e tij në pritje të fëmijës së dytë


Balerini ka postuar foton e ëmbël me Charlottën dhe ekon e foshnjës.

Fëmija do të vijë në muajin gusht.
“Familja jonë do të zmadhohet. Në gusht do vij një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, shkruan balerini.

Kledi Kadiu jeton në Itali, aty ku vazhdon dhe karrierën e tij si balerin.

Përveçse një karriere të rëndësishme si në teatër ashtu edhe në televizion, Kadiu ka marrë pjesë e ka realizuar koreografi në shumë veprimtari të dëgjuara.

Tashmë prej vitesh Kledi është balerini i parë i televizionit italian dhe gëzon simpatinë e miliona spektatorëve në Itali e në Shqipëri.
Top Channel

Leave a Reply