




Largimi i Enxhëllit nga “Love Story” ngjalli shumë polemika dhe aq më shumë video e saj ku shprehej e penduar dhe kërkonte rikthimin në spektakël.
Ndërkohë së fundmi ish-konkurrentja ka publikuar një foto të saj në Instagram dhe menjëherë kanë nisur komentet mbi largimin. Një ndjekëse e quan Enxhëllin fallco dhe shprehet se i është rritur mendja. Madje ajo akuzon Enxhëllin se ka përhapur thashethemet e lidhjes së Saimirit me Generdën.




“Kjo ëngjëllushja është djallushja. Është kaq fallco, do vetëm vëmendje, nuk ka ndjenja. Është pas parave. Ja kanë rritur mendjen këto bashkëfshataret e veta duke i thënë ti je më e bukura, më e mira dhe i ka hyrë vetja në qejf, por ka edhe më të bukura se kjo. Dhe jo Generda nuk është me Saimirin. Nuk ka asnjë femër që të rri e qetë si Generda duke parë partnerin e saj të puthet me femra të tjera, s’ka sens. Janë thjesht thashethemet e Ëngjëllushes sepse ka frikë nga një femër e fortë si Generda. Plus nuk mendoj që Generda është e preferuara e Saimirit”, shkruan komentuesja, e cila ka marrë përgjigje edhe nga Enxhëll.




“O qytetare qetësohu, merr frymë, përfito që s’po të bëj bllok! Turp nuk ke?! Po tregon veten sa bosh dhe pa intelekt që je”, ia kthen Enxhëll